Moti | Tirana

ikonamoti 12° C
Logo
20.04.14 - 5:12 am

ZRPP nis procesin e regjistrimit fillestar të Pasurive të Paluajtshme

Zyra Qëndrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, ZRPP ka nisur me zonën e Xhamllikut në Tiranë zbatimin e projektit të administrimit të menaxhimit të Tokës. Pjesë e këtij projekti është sistemi i ri i regjistrimit të Pasurive të paluajtshme. Baza e këtij sistemi krijohet nëpërmjet procedurës së Regjistrimit Fillestar të  Pasurive të Paluajtshme nën drejtimin e Kryeregjistruesit të Shqipërisë.  Në këtë mënyrë ZRPP ka nisur Afishimi Publik i Regjistrimit Fillestar të Pasurive të Paluajtshme për Zonën Kadastrale Nr. 8140, të qytetit të Tiranës, e njohur si zona e Xhamllikut. Periudha e Afishimit Publik do të vazhdojë 45 ditë kalendarike. Të gjitha subjektet private dhe shtetërore që kanë të drejta pronësie, ose të drejta të tjera reale mbi pasuritë e paluajtshme në këtë zonë mund të bëjnë brenda kësaj periudhë verifikimin për Regjistrimin Fillestar të pasurive të tyre.

Në rast se gjatë kësaj faze konstatohen mangësi në informacionin e afishuar, atëherë pronari, si dhe personat që kanë interesa të tjera mbi pasurinë, duhet të bëjë plotësimet e nevojshme dhe t?i paraqesë vetë ato, brenda afatit të afishimit publik, në ambientin e afishimit, pranë specialistëve të ngarkuar me këtë detyrë te Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Tiranë. Të gjitha pretendimet do të shqyrtohen dhe do të paraqiten në listat e afishuara brenda periudhës së Afishimit Publik. Procesi i Regjistrimit Fillestar është falas për të gjithë pronarët dhe personat që kanë të drejta mbi pasuritë e paluajtshme.

Të tjera në Sociale

Të gjitha kategoritë

Mbrapa

Copyright © 2012 AS TV

Info